Presidenti i Las Palmas, Miguel Angel Ramirez ka shokuar të gjithë në lidhje me transferimin e Pedrit te Barcelona në verën e kaluar .
Talenti i lindur në Tenerife ka qenë mbresëlënës në ekipin e parë të Blaugranasëve këtë sezon, por duket se ai nuk ishte as lirë sa besohej se ishte.
“Të gjithë mendojnë se e kemi shitur Pedrin për pesë milion euro, por ne kemi bërë 10 [milionë] deri më tani dhe mund të rritet në 30 ose 35 [milionë]”, ka thënë Miguel Angel Ramirez për Radio MARCA.
“Ishte shitje e një lojtari të talentuar që nuk kishte bërë ende debutimin e tij në ligën e dytë, La Liga 2 ose në ligën e tretë”.
Ramirez foli gjithashtu për Jese Rodriguez , transferimi i Las Palmas në merkaton e janarit.
“Unë i thashë Jeses se ai duhet të jetë vetvetja; punëtor dhe i përulur, sikur të ishte në Castilla”, shtoi Ramirez.
” Jese, madje jo me 100 për qind, ka cilësinë që të jetë i rëndësishëm në LaLiga”, ka shtuar më tej ai.