Fenerbahce ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Kasimpasa-s, në takimin e javës së 37-të të Kampionatit të Turqisë në futboll.
Reprezentuesi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, shënoi nga penalltia në minutën e 82-të, duke e zvogëluar humbjen e Kasimpasa-s, me 3:2.
Për Fenerbahcen shënuan Valencia (15' e 45+1'-nga penalltia), Szalai (40') dhe për Kasimpasa-n Hajradinoviq (21') e Hadërgjonaj (82'-nga penalltia).
Fenerbahce renditet ë vend të dytë me 72 pikë dhe Kasimpasa është i 16-ti me 37 sosh.