Klubi anglez Manchester United është afër transferimit të mbrojtësit të Real Madrid Raphael Varane.
Sipas ‘ABC’, Varane ka arritur marrëveshje personale me drejtuesit e Man Utd.
Mbrojtësi pritet të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me “Djajtë e Kuq” me pagë 12 milionë euro, ndërsa Real Madrid i ofronte marrëveshje katër-vjeçare me rrogë shtatë milionë euro ofertë të cilën mbrojtësi e refuzoi.
Tani mungon vetëm akordi mes dy klubeve, United po ofrojnë 45 milionë ndërsa “Los Blancos” kërkojnë rreth 55 milionë euro.
Marrëveshja mes klubeve pritet të arrihet gjatë ditëve në vijim.