Cristiano Ronaldo në panik, njeriu i tij i shtrenjtë shtrohet me urgjencë në spital

Futboll

Cristiano Ronaldo në panik, njeriu i tij i shtrenjtë shtrohet me urgjencë në spital

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 19:58
Cristiano Ronaldo në panik, njeriu i tij i shtrenjtë shtrohet me urgjencë në spital

Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë, pasi motra e tij Katia është dërguar me urgjencë në spital. Prej gati 10 ditësh, ajo po qëndron në shtëpi, po me sa duket gjendja shëndetësore i është përkeqësuar.

Ndoshta yllit të Juventus do t’i duhet të lërë Italinë për momentin për të udhëtuar drejt Portugalisë.

Katia Aveiro është infektuar me COVID dhe nuk po e merr veten prej më shumë se një jave. Madje vetë ajo bëri një status në rrjetet sociale më herët.

‘’Unë u infektova, dreq, që nga 17 korriku jam pozitiv dhe kam qenë në izolim në shtëpi shumë mirë, me pak simptoma, por duke mbajtur protokollin sipas rregullave. Fatkeqësisht që nga e premtja e kaluar, në datë 23, u bëra më keq dhe kam pneumoni për shkak të virusit të mallkuar. Shkurtimisht, kam ardhur në spital,” shkruan Katia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat