Real Madrid i është bashkuar garës me Manchester Cityn dhe Liverpoolin për të nënshkruar me yllin e RB Salzburg, Benjamin Sesko.
18-vjeçari ka dëshmuar se është ndër lojtarët kyç te gjiganti i Austrisë duke regjistruar shtatë gola dhe tre asistime.
Sipas AS, Real Madrid bashkë me dy klubet angleze e duan sllovenin.
“Los Blancos” e shohin Sesko si pasuesi i Karim Benzema, ngase francezi mbush 35 vite dhe do bëhet agjent i lirë në vitin 2023.
Sidoqoftë, Real Madrid është i fokusuar te Haalan dhe Kylian Mbappe qysh verën tjetër.
Sesko ka kontratë me gjigantin austriak deri në vitin 2026.