Sulmuesi Mohamed Salah dëshiron të fitojë 400 mijë euro për javë për të nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin.
Egjiptiani është duke kaluar një super sezon te Liverpool duke kontribuar me 10 gola dhe katër asistime në 10 ndeshje në Premierligë.
Sidoqoftë, 29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023, situatë e cila nuk i pëlqen klubit anglez që duan ta ‘blindojnë’.
Sipas The Telegraph, ndoshta do duhet kontrata në vlerë 400 mijë euro në javë për ta bindur sulmuesin të qëndrojë besnik.
Liverpool është gati ta paguajë këtë vlerë, duke e bërë Salah lojtarin më të paguar në Premierligë.