Shkaktoi panik te shokët e skuadrës, humb ndjenjat pak çaste pas përplasjes me Dzekon!Një rast i rrallë, i cili mund të rezultonte fatal ka ndodhur në ndeshjen mes Interit dhe Napolit.
Pas një topi të nisur drejt portës së të kaltërve, Edin Dzeko përplaset me portierin Ospina, duke e goditur këtë të fundit në nofull.
Për momentin dukej sikur Ospina nuk u dëmtua rëndë, por vetëm pas pak sekondash portieri ka rënë tokë pa ndjenja.
Shokët e skuadrës i dhanë me shpejtësi ndihmën e parë, duke evituar një ngjarje të rënd.