Chelsea po monitoron yllin e Fenerbahçes

Futboll

Chelsea po monitoron yllin e Fenerbahçes

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:30
Foto

Kampioni evropian Chelsea është duke monitoruar situatën dhe progresin e mbrojtësit të Fenerbahçes Attila Szalai, raporton “Football Insider”.

“Blutë” e Londrës po synojnë që me çdo kusht të përforcojnë repartin e mbrojtjes, dhe e kanë identifikuar 23 vjeçarin si opsion ideal për ta transferuar në afatin kalimtar të transferimeve në janar.

Po ashtu, nën radarin e Chelseat është edhe mbrojtësi i Sevillas Jules Kounde, por Szalai mund të transferohet për një çmim më të volitshëm.

Derisa shuma e kartonit të tij vlerësohet të jetë rreth 12 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat