Sot (e mërkurë, 8 dhjetor 2021) ka ndodhur një aksident i rëndë në Zherovjan. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Drejtues i makinës “Golf” ka qenë futbollisti i KF Besa nga Dobërdoli i Gostivarit, Sherif Rexhepi, i cili është nga Tetova, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.
Ai ka marrë lëndime në shpinë dhe krahun e djathtë dhe si pasojë është dërguar në spitalin e Shkupit. Gjendja e tij, sipas drejtorit të KF Besa, Visar Baftiu, është e mirë.
“Kam folur me familjarët e Sherifit, më kanë thënë se është mirë. Urojmë që sa më herët të dal nga spitali dhe i dëshirojmë shërim të shpejtë”, ka deklaruar Baftiu për gazetarin Reshat Ibraimi.
Rexhepi dje luajti për Besën në ndeshjen kundër Vardarit.
Sherifit i urojmë shërim të shpejtë dhe të kthehet edhe më i fortë që sërish të shënoj gola për KF Besa.