Fenerbehces nuk i kryen punë as goli i futbollistit nga Kosova, Mërgim Berisha.
Fenerbahce mposhtet në Pragë me 3:2 nga Slavia.
Me rezultat identik u gjunjëzua edhe në takimin e parë në Stamboll.
Skuadra çeke befason dhe kualifikohet në të tetën e finales së Conference League.
Futbollisti Berisha futet në lojë në minutën e 81-të, ndërsa në atë të 90-tën shënon por nuk i mjafton skuadrës së tij.
Për Slavian shënuan Schranz (19'), Sor (27' e 62') dhe për Fenerbahcen Yandas (39') e Berisha (90').
Slavia kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6:4.