Francezi është afër skadimit të kontratës aktuale

Futboll

Francezi është afër skadimit të kontratës aktuale

Më: 31 mars 2022 Në ora: 11:06
Francezi është afër skadimit të kontratës aktuale

Ousmane Dembélé ka filluar të rikuperojë formën e tij te Barcelona dhe sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, ai u ka thënë bashkëlojtarëve të tij se donte të qëndronte në Katalonjë.

Francezi është afër skadimit të kontratës aktuale.

Të hënën në mbrëmje presidenti Joan Laporta u shpreh i hapur për një rinovim të mundshëm, por vetëm sipas kushteve të klubit.

Laporta gjithashtu theksoi se sa e komplikuar është të negociosh me agjentin e tij dhe për këtë arsye, sipas gazetës, ftesa e Barcelonës për Dembélé është që të merret drejtpërdrejt me klubin në lidhje me kontratën e re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat