Sulmuesi i Espanjolit, Martin Breithuejt, ka gjetur rastin të thumbojë katalanasit pas transferimit të tij në merkaton e verës nga Barça drejt rivalëve të qytetit, Espanjoli.
Danezi u largua me shumë mund nga Barcelona, duke u kthyer madje në një “person të padëshiruar” nga tifozët e Barçës.
Por duke folur të enjten për mediat spanjolle, ai ka nënvizuar se njerëzit njohin vetëm gjysmën e historisë, atë nga këndvështrimi i Barcelonës.
“Është folur shumë për largimin tim nga Barcelona. Kam marrë shumë kritika, disa të drejta, shumë të tjera të padrejta.
Problemi është se njerëzit gjykojnë vetëm nga një këndvështrim, ndërkohë që nuk e dinë të vërtetën”, ka thënë danezi për “TV3”.