Rikthimi i Goce Sedloskit në krye të Shkupit ka dhënë impakt të menjëhershëm te skuadra e shqiptarëve të Çairit.
Në javën e 7-të të Ligës së parë t Maqedonisë së Veriut Shkupi mposhti me goleadë 5-0 Rabotnickin, duke treguar që dy humbjet radhazi ka ardhur për shkak të probleme të brendshme në ekip.
Që në minutën e 5-të shënoi Margvelashvili, për të ardhur më pas te goli i Cephas në minutë ne 28-të. Dominimi i vendësve i reflektua edhe me dy gola të tjerë brenda pjesës së parë të shënuar nga Gorgiev (38’) dhe Queven (40’). Në pjesën e dytë Shkupi shënoi një tjetër gol me Alvarez në minutën e 78-të.
Siguron fitoren e shtatë radhazi Struga, ketë herë 3-0 përballë FK Skopje, duke vijuar dominimin përballë çdo kundërshtari që i del përpara. Për kryesuesit shënuan Maleski në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë Besart Ibraimi dhe Shabani.
Rezultatet
Pobeda – Bregallnica 1-0
Shkupi – Rabotniçki 5-0
Struga – Skopje 3-0
Tikvesh – Akademija Pandev 2-1