Skuadra franceze kërkon Maurisio Poketinjon!
Klubi francez i Nicës që drejtohet nga trajneri zviceran Lusien Favre, nuk është duke kaluar një moment të mirë në Ligue 1. Kujtojmë që krahu i djathtë i Favre është shqiptari, Arjan Peço.
Francezët po shikojnë mundësinë e emërimit të një trajneri të madh, por që momentalisht është i pa punë – Maurisio Poketinjo.
Sipas raportimeve në Francë, është planifikuar një takim mes Nicës dhe Poketinjos. “Nica”, aktualisht renditet në vendin e 13-të, ndërsa humbja e fundit ndaj Anzherit, mund të rezultojë fatale për Favre-n dhe stafin e tij.