Real Madridi i trajnerit Carlo Ancelottit, nuk njeh humbje në nëntë javët e para në Kampionatin e Spanjës në futboll.
Kampioni në fuqi e ka gjunjëzuar me rezultat 3:1 Barcelonën, në takimin që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”.
Pjesa e parë vulosi fituesin e derbit më të madh në botë.
Një Real i zgjuar në vijën sulmuese me Karim Benzeman, ndërsa Robert Lewandowski me Barcelonën nuk ishin në ditën më të mirë.
Benzerma
Në minutën e 12-të, një veprim i shpejt, Benzema brenda zonës dhe nga rreth 12-13 metra me goditje të fortë realizon për 1:0.
Në minutën e 35-të, mbrojtja e Barcelonës e përgjumur dhe Federico Valverde nga rreth metra realizon gol të bukur në këndin e poshtëm të portierit ter Stegen, 2:0.
Në minutën e 83-të, Lewandowski harkon përtoke deri të Ferran Torres që nuk e pati të vështirë të realizoi për 2:1.
Në minutën e 87-të, fati në anën e Realit, pasi që goditja e futbollistit Ansu Fagtit nga afërsia dhe vetëm me portier, shkoi përskaj shtyllës së majtë pingule.
Rodrygo u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 90+2 dhe thellën fitoren në 3:1.
Real Madridi kryeson me 25 pikë ose me 8 fitore e 1 barazim, ndërsa Barcelona renditet në vend të dytë me 22 pikë apo me 7 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.