Atletico Madridi ka barazuar me rezultat 1:1 me Rayo Vallecanon, në takimin e javës së 10-të të kampionatit spanjoll.
Vallecanon ka befasuar për të mirë në stadiumin “Metropolitano”.
Në pjesën e parë, futbollisti shqiptar Ivan Balliu rrezikoi seriozisht portën e Atletico Madridit.
Në minutën e 20-të, Alvaro Morata shënoi për Atleticon. Në fund të takimit përkatësisht në minutën e 90+2,
Radamel Falcao ka shënuar nga penalltia, duke barazuar rezultatin 1:1.
Balliu u paraqit tërë takimin duke dhënë kontribut të madh.
Atletico renditet në pozitën e tretë me 20 pikë dhe Vallecano në të 10-tin me 12 sosh.