Taulant Xhaka tregon se çfarë i tha Granitit para ndeshjes kundër Serbisë

Futboll

Taulant Xhaka tregon se çfarë i tha Granitit para ndeshjes kundër Serbisë

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 15:51
Taulant Xhaka tregon se çfarë i tha Granitit para ndeshjes kundër Serbisë

Vëllai i Granit Xhakës, Taulanti ka treguar se çfarë i ka thënë atij para ndeshjes me Serbinë.

Të premten, Zvicra do të përballet me Serbinë në ndeshjen vendimtare për kualifikim në 1/8 e finales së Botërorit.

Në lidhje me këtë, Taulant Xhaka ka folur në lidhje me ndeshjen e Zvicrës për mediumin e madh zviceran, Blick.

“Të jem i sinqertë, nuk u kënaqa me shortin për të gjitha emocionet, për të gjithë të kaluarën me Granitin. Por, kam folur me Granitin për këtë një kohë të gjatë, shumë gjatë. Unë i thashë:

‘Pavarësisht se çfarë ndodh në këtë lojë, nëse shënon ose fiton ose humbet – vetëm ruaj gjakftohtësinë dhe luaj lojën tënde.’ Në fund të fundit, nuk ka të bëjë me politikë, është një lojë futbolli”, zbuloi Xhaka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat