Lahoz është përjashtuar nga formacioni i arbitrave të La Ligës

Futboll

Lahoz është përjashtuar nga formacioni i arbitrave të La Ligës

Më: 5 janar 2023 Në ora: 16:45
Lahoz

Mateu Lahoz është përjashtuar nga formacioni i arbitrave të La Ligës këtë fundjavë pasi ishte në qendër të polemikave në fushë.

Lahoz drejtoi derbin katalanas mes Barcelonës dhe Espanyol fundjavën e kaluar, duke dhuruar 16 kartonë të verdhë – duke përfshirë trajnerin e Barcelonës, Xavi – dhe dy të kuq.

Kjo ka bërë që atij të mos i ipet e drejta për të referuar në ndeshjet e kësaj fundjave.

Lahoz ishte po ashtu në qendër të vëmendjes edhe në Kampionatin Botëror, kur në ndeshjen çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës dhuroi 18 kartonë të verdhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat