Ky është serbi që mban në profil Flamurtarin e Prishtinës! 

Futboll

Ky është serbi që mban në profil Flamurtarin e Prishtinës! 

Nga: K. Goca Më: 6 janar 2023 Në ora: 16:10
Agim Hasani dhe Ilija Iviq, para një kohë

Nuk është emër i panjohur në Kosovë.

Është futbollisti serb Ilija Iviq, që tani për tani ka në profilin e tij të facebookut, foton e klubit të futbollit Flamurtari të Prishtinës dhe po ashtu vet si lojtar me fanellë kuq e zi.

Për këtë lojtar u bë shumë zhurmë nga mediat në Serbi se si ai po luan për Flamurtarin dhe Kombëtaren e Kosovës U-19.

Image

Edhe pse nuk është pjesë e Flamurtarit, ende e ka në profil këtë klub, sigurisht e ka për zemër dhe ka kaluar periudhën më të mirë.

“Nga viti i kaluar ka shtegtuar në A&N të Prizrenit. Nuk dijmë më asgjë për të”, thonë brenda klubit të Flamurtarit për gazetën kombëtare "Bota sot". 

Është interesant të theksohet, se në fillim të vitit 2020,  Federata e Futbollit të Kosovës kishte dalë me një njoftim se Komuna e Graçanicës i ka larguar nga puna të dy prindërit e Iviqit, për shkak se ai kishte pranuar t’i mbrojë ngjyrat e flamurit të Kosovës në futboll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat