Trajneri i Atletiko Madrid, Diego Simeone ka bërë një paralelizëm midis Diego Armando Maradona dhe Lionel Mesit. Ai është shprehur se të dy futbollistët janë më të mirët dhe me ata në skuadër është e pamundur të humbësh.
“Aty ku luan Mesi, ai do të jetë gjithmonë më vendimtari, qoftë në kombëtaren e Argjentinës, qoftë në klubin e tij aktual, apo te Barcelona në të kaluarën. Është normale që kur klubi ka një lojtar si Leo, ka një shans të madh për ta fituar ndeshjen.
Gjithmonë kam thënë se kur luaja Kupën e Botës së bashku me Maradonën, i cili tashmë ishte i madh, e ndjeja si shok skuadre se ishte shumë e vështirë për të humbur ndeshjet.
Pse? Sepse me vete ke më të mirin. Dhe kur ke më të mirin me vete, shanset për të fituar janë gjithmonë më të mëdha”, deklaroi Simeone.