Vlerësim i lartë nga gazetari italian për Kristjan Asllanin

Futboll

Vlerësim i lartë nga gazetari italian për Kristjan Asllanin

Më: 24 janar 2023 Në ora: 15:41
Kristjan Asllani

Interi është mundur në ditën e djeshme me shifrat 0-1 nga Empoli.

Në minutën e 72 do të hidhej në fushë Kristjan Asllani, që mori vendin e Barelës.

Mesfushori shqiptar nuk ishte protagonist me asist të dhënë apo ndonjë gol të shënuar për të kthyer fatin e ndeshjes, por tregoi shumë për aftësitë e tij.

Mënyra e përdorimit të topit dhe idetë e tij për të befasuar kundërshtarin, janë vlerësuar sërish në Itali.

Gazetari italian Fabrizio Biasin e ka quajtur Asllanin si një të mirë që duhet parë edhe në ditën më të keqe të Interit.

“Duhet të gjesh të mirën edhe në ditët më të këqija.

Ka personalitet, duhen më shumë minuta për këtë djalin këtu”, shkruan Biasin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat