Myrto Uzuni është kthyer tashmë në një protagonist absolut në futbollin spanjoll me golat e tij.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare po shënon me një rregullsi mbresëlënëse dhe për momentin ka arritur në kuotën e 15 golave në La Liga 2 me fanellën e Granada, duke e thyer rekordet e tij personale sa i përket rregullsisë së gjetjes së rrjetës.
Ndaj Vijareal B ai shënoi sot golin e tij të 15 në këtë kampionat dhe vlerësimet që mori për realizimin e shkëlqyer me një gjuajtja nga jashtë zonës, ishin shumë pozitive.
E përditshmja spanjolle “AS” e sheh atë si një lojtar të gatshëm për La Liga.
“Shkëndija e Shqipërisë më në fund shënoi larg “Los Cármenes”, përveç të tjerave, një gol të mrekullueshme, Iker Álvarez, portieri i kombëtares së Andorrës, i ndaloi një tjetër.
Në minutën e 72-të kërkoi penallti të shkaktuar nga De La Fuente. Ka 15 gola dhe sa herë që shënon, Granada merr pikë.
Është një futbollist për Primera (La Liga)”, shkruhet në komentin e të përditshmes sportive spanjolle për paraqitjen e sulmuesit shqiptar.