Gurishta: I kemi marrë 2 fitore dhe 1 barazim në 3 ndeshje!

Futboll

Gurishta: I kemi marrë 2 fitore dhe 1 barazim në 3 ndeshje!

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:53
Gurishta

Vllaznia do të përballet kundër Tiranës në ditën e nesërme. Shkodranët do të kërkojnë me çdo kusht që të hapin sërish historinë e titullit kampion, megjithëse këtë herë nuk e ndiejnë veten shumë të përfshirë.

Në konferencën për shtyp ka dalë Gurishta, i cili u shpreh se Tirana nuk duhet të sjellë frikë, pavarësisht se është ekipi i momentit.

“Tirana është ekipi më i mirë i momentit. Nuk është kot në krye të tabelës.

Ka sulmin më të mirë, por realisht ne nuk i kemi frikë.

Tre ndeshjet e kaluara kundër Tiranës kemi marrë dy fitore një barazim.

Kështu që realisht nuk duhet të kemi frikë, por duhet të futemi në fushë me besim dhe përqendrim. E vetmja zgjidhje është tre-pikëshi.

Në të tilla ndeshje nuk shikohet renditja dhe as diferenca e pikëve. Janë ndeshje që si tifozët në tribunë, si lojtarët në fushë që kanë kënaqësi ta luajnë, është një ndeshje që nuk ka favorit.

E vendosin episodet. Ai ekip që gabon më pak e fiton ndeshjen. Nesër nuk do shihen ato 11 pikët diferencë, besoj se është një diferencë shumë e madhe, nesër do e tregoj fusha nëse ajo diferencë është reale apo jo”, tha Gurishta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat