Greenwood mund të huazohet në Turqi, Itali dhe Spanjë

Futboll

Greenwood mund të huazohet në Turqi, Itali dhe Spanjë

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:24
Mason Grenwood

Mason Grenwood mund të dërgohet në huazim për sezonin e ri pasi që Manchester United po vazhdon hetimet e tyre për sulmuesin anësor

Një hetim i brendshëm kundër Greenwood është duke vazhduar pas akuzave që ai akuza për tentim dhunim, kontrollim, shtatzëni të padëshirueshme dhe sulm kundër tij u hodhën poshtë në shkurt.

Italia, Spanja dhe Turqia konsiderohen destinacionet më të mundshme të tij për futbollistin që u rrit nga akademia e United.

Oferta tashmë për Greenwood ka pasur nga Super Lig e Turqisë, por ai mund të joshet për skuadra të nivelit më të lartë pasi që për të kanë shprehur interesim edhe Juventusi dhe AC Milan në Itali.

Skuadrat në Itali dhe Spanjë, megjithatë mund të shqetësohen për ta sjell një sulmues në skuadër që është i rrethuar me tregime kontraverse.

Kjo pavarësisht që rasti është mbyllur për shkak të tërheqjes së një dëshmitari kyç dhe Shërbimi i Prokurorëve të Kurorës besojnë që “nuk ka më pretekst real për ta dënuar atë”.

Greenwoodit i kanë mbetur edhe dy vite kontratë me skuadrën nga Old Trafford, por ata mund ta shkëputin kontratën dhe ta lirojnë atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat