Liria e Prizrenit pretendon të jetë sa më e fortë në elitën e futbollit të Kosovës.
Prizrenasit përforcohen me futbollistin Faton Bunjaku.
“Bunjaku vishet bardhezi!
Lojtari këmbëshpejtë, Fatjon Bunjaku, ka nënshkruar për Lirinë, në orët e mbrëmjes, të martën”, njofton FC Liria.
"Jam i lumtur për marrëveshjen.
Shpresoj që bashkarisht të ecim drejt sukseseve", ka thënë ai pas nënshkrimit, duke shtuar se: " për Lirinë, refuzova shumë skuadra, ngase këtu e duan dhe ndjejnë futbollin".
Bunjaku ka shënuar 14 gola në edicionin që e lam pas.
Ndërkaq, Enis Gashi drejtor pohoi se:" edhe ditët në vazhdim priten prurje cilësore".