Napoli ka gjetur zëvendësuesin e Kristiano Xhiuntolit.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka njoftuar se drejtori i ri sportiv do të jetë Mauro Meluso.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se Mauro Meluso është drejtori i ri sportiv i Napolit. Mirë se vini në familjen tonë dhe urimet më të mira për punën tuaj!”.
Meluso bëhet për herë të parë drejtor sportiv në një klub të madh, pasi më parë ka punuar vetëm në skuadra si Frosinone, Kosenza, Leçe, dhe Specia.