Mbrojtësi i majtë Luca Pellegrini, raportohet se është gjithnjë e më afër largimit nga Juventusi.
Futbollisti i Juvës, sipas medieve franceze, është duke pritur ofertën e Lazios, por Pellegrini mund të transferohet në Francë.
Klubi elitare franceze, Nice thuhet së është i interesuar për mbrojtësin italian. Skuadra franceze tashmë mësohet se ka kontaktuar agjentin e lojtarit për të shikuar mundësinë e transferimit te Pellegrinit në Ligue 1.
Megjithatë, siç raportohet, Nice nuk do ta ketë lehtë të transferojë italian pasi që Lazio prej kohësh është duke e vëzhguar mbrojtësin e Juvës.