Al Nassr të Kristiano Ronaldos, iu desh të priste javën e tretë të kampionatit, për të marrë fitoren e parë, teksa mbrëmjen e sotme mposhti me rezultatin 0-5 Al Fateh, në duelin që u vendos nga dyshja Cristiano Ronaldo – Mane.
Ishte Mane ai që hapi serinë e golave në minutën e 27-të. Ndërkohë që Ronaldo dyfishoi gjithçka në të 38-tën.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-2.
Në fragmentin e dytë të lojës,
Al Nassr arriti të realizonte edhe 3 gola të tjerë. Në të 55-të, CR7 ngriti shifrat në 0-3, në minutën e 81-të, Mane kompletoi “pokerin” dhe golin e dytë personal, ndërkohë që për të vulosur triumfin 0-5 mendoi sërish Kristiano Ronaldo në minutën e 90+6.
Në duelet e tjera të ditës së sotme, Al Tauon mposhti Abhan 1-0, ndërkohë që 2 përballjet e tjera Al Feiha – Al Hazem dhe Al Shabab-Damac përfunduan në barazim.