Muhamet Villa shpreh optimizmin për Kosovën e Dusseldorfit: Era Oberligë   

Futboll

Muhamet Villa shpreh optimizmin për Kosovën e Dusseldorfit: Era Oberligë   

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2024 Në ora: 15:14
Mohammed El Mimouni

FC Kosova Dusseldorfi është në formën më të mirë, treguesi më i mirë është se për shtatë ndeshje ka gjashtë fitore e një barazim, udhëheqin kreun e Landesligas me 19 pikë të mbledhura, duke lënë pas VfL Juchen-Garzweiler që renditet në vend të dytë me 16 sosh. 

Anëtari i kryesisë së FC Kosova, Muhamet Villa, ka shkruar në profilin e tij në facebook, se klubi po hapëron drejt Oberligës gjermane. 

Villa është shumë i lumtur për fitoren e radhës të skuadrës së tyre, me rezultat 3:0 ndaj DjK Fortuna Dilkrath. 

“Era Oberligë. Nëse ka një trajner që është e ardhmja e futbollit te FC Kosova Dusseldorf e.V, atëherë padyshim ai është  Mo El Mimouni.

Mohammed El Mimouni në rrugë me shumë punë, pasion përkushtim po e udhëheq FC Kosovën në Dësseldorf!

7 ndeshje, 6 fitore, 1 barazim, 24 gola të shënuara dhe vetëm 5 të pranuara.

Faleminderit bashkatdhetarëve, donatorëve dhe tifozëve”, ka shkruar Villa,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat