Nedim Bajrami luan sot në Europa League

Futboll

Nedim Bajrami luan sot në Europa League

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 16:04
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami mbërriti me jehonë të madhe te Rangers.

Tifozët e këtij klubi janë të flaktë dhe u emocionuan kur panë rekordin e lojtarit të tyre të ri.

Bëhej fjalë për golin më të shpejtë në historinë e Europianit që Bajrami e shënoi ndaj Italisë.

Por tani mbërriti koha që mesfushori shqiptar të tregojë sesa vlen.

Në orën 18:45, Rangers do të përballet në transfertë me Malmon.

Kjo do të jetë hera e parë që Bajrami do të luajë në Europa League dhe një gol i shënuar sot do t’i jepte jo pak jehonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat