Iseini: Jam i kënaqur nga turneu, kjo gjeneratë premton shumë

Futboll

Iseini: Jam i kënaqur nga turneu, kjo gjeneratë premton shumë

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 16:19
Përzgjedhësi Ilami Iseini

Maqedonia e Veriut në futboll (U15) e përfundoi me sukses turneun zhvillimor në Moldavi, ku nga tre ndeshje shënuan dy fitore dhe një humbje.

Përzgjedhësi Ilami Iseini është ndarë i kënaqur nga angazhimi i futbollistëve, sidomos në dy ndeshjet e para.

“Jam i kënaqur nga angazhimi i lojtarëve, vecanërisht në dy ndeshjet e para, ku i dominuam kundërshtarët me lojë dhe rezultat.

Ndeshjem me Moldavinë e nisëm mirë, pjesën e parë e dominuam dhe krijuam disa raste, por u ndëshkuam nga një gabim nga ana jonë.

Në pjesën e dytë iu dhash mundësi dhe minutat e duhura të gjith lojtarëve.

Me qenë se ndeshjet ishim shum afër njëra-tjetrës erdhi në shprehje lodhja e lojtarëve dhe kjo na penalizoi, ku nuk meritonim ta humbisnim ndeshjen.

Në këtë ndeshje kishim një referim jo korrekt nga ana e nikoqirëve, pasi nuk u referuan dy penallti, e cila ndikoi ne rezultatin përfundimtar.

Në tërësi jam i kënaqur nga ky turne. Është një gjeneratë që premton shumë dhe shpresoj se në të ardhmen do të vazhdojmë të jemi më të fortë. Për lojtarët ky turne ishte një përvojë shumë e madhe, e cila do t’ju shërbejë që në të ardhmen të punojnë më forte”, dekkaroi Iseini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat