Kush do të ndajë drejtësinë mes Llapit dhe Suharekës?

Futboll

Kush do të ndajë drejtësinë mes Llapit dhe Suharekës?

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme janë deleguar edhe gjyqtarët për këtë xhiro, shkruan Gazeta Express.

Java nis ditën e nesërme me derbin mes Llapit dhe Suharekës, ku gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është Mentor Ajeti, ndihmës të tij do të jenë Altin Zhegrova e Besim Rama, kurse Lirim Jashari është gjyqtar i katërt.

Erdall Zasella do të jetë gjyqtar kryesor në sfidën mes Dukagjinit dhe Dritës.

Ai do të ndihmohet nga asistentët Fatlum Berisha dhe Gzim Mehmeti kurse Isak Cerroviku do të jetë gjyqtar i katërt.

Në ndeshjen tjetër që luhet ditën e shtunë mes Ballkanit dhe Ferizaj, drejtësinë do ta ndaj Vigan Ibërdemaj, i çili do të ndihmohet nga Edmond Zeqiri dhe Alban Ejupi.

Kurse Valon Bajgora do të jetë gjyqtar i katërt.

Dy ndeshje do të luhen gjatë ditës së diel, Malisheva udhëton në Drenas ku do të përballet me Feronikelin 74’.

Në këtë sfidë gjyqtar kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu, kurse ndihmësit e tij janë Granit Hyseni e Kastriot Peci.

Gramos Shala do të jetë gjyqtar i katërt.

Kurse një tjetër derbi luhet ditën e diel mes Gjilanit dhe Prishtinës, ku Dardan Çaka do të ndaj drejtësinë.

Ndihmës të tij do të jenë Arbnor Bullatovci dhe Zgjim Rrahimi kurse gjyqtar i katërt është përcaktuar Egzon Dakaj.

Të gjitha ndeshjet luhen me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat