Fatlum Ahmeti po shquhet me efikasitet në petkun e Kosovës 

Futboll

Fatlum Ahmeti po shquhet me efikasitet në petkun e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2024 Në ora: 20:22
Fatlum Ahmeti

FC Kosova Dusseldorfi ka rritur synimet tani në Landesliga për faktin se kryesojnë renditjen me 19 pikë të mbledhura pas javës së 7-të.

Në qendër të vëmendjes është sulmuesi Fatlum Ahmeti që po shquhet me efikasitet. 

Kosova mbrëmë e mposhti me rezultat 2:0 DJK Dilkrath.

Fatlum Ahmeti realizoi dy gola në minutat shtesë, 90’ +2 dhe 90’ +5. 

“Fatlum Ahmeti shkëlqeu si lojtari i ndeshjes në fitoren 3:0 kundër DJK Dilkrath. 

Ai shënoi dy gola vendimtarë në minutat shtesë, duke vulosur fitoren dhe duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme në momentet kyçe!”, shkruan në faqen e klubit kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat