Kërkohet fitorja e parë

Futboll

Kërkohet fitorja e parë

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 21:10
Foto ilustruese

Tirana do të presë Skënderbeun këtë të shtunë në orën 19:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 7-të të Superiores.

Bardheblutë kërkojnë me çdo kusht fitoren e parë këtë sezon teksa vijnë nga plot 6 barazime rradhasi në po kaq ndeshje.

Një ecuri e tillë i ka lënë kryeqytetasit në zonën Play-Out që është e papranueshme për ta dhe përballë tifozërisë bardheblu synohet vetëm rruga e 3 pikëve. Klubi ka ndarë një videopromo duke karikuar tifozët përpara kësaj sfide.

“Shihemi në ‘Air Albania’ këtë të shtunë”, shkruhet në diçiturën e videopromos së klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat