Nedim Bajrami - lojtar i ndeshjes

Futboll

Nedim Bajrami - lojtar i ndeshjes

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 22:14
Rangers

Nedim Bajrami është “Lojtari i Ndeshjes”, Malmo – Rangers, që u fitua nga këto të fundit me rezultatin 0:2.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e parë të takimit në favor të skocezëve, teksa mori dhe notën më të lartë të takimit.

Pikërisht 8.8 është vlerësimi që “Sofascore” i jep Bajramit pas paraqitjes mbresëlënëse. 

Bajrami luajti 84 minuta, për t’u zëvendësuar pasi kishte kryer misionin e tij.

Ra në sy për 4 goditjet e tij, 3 prej të cilave në portë. Mesfushori ia doli të driblojë saktësisht 1 herë. Krijoi 3 shanse të mëdha, ndërsa 4 ishin pasime kyçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat