Milot Rashica me Besiktasin pësojnë humbje të rëndë në Amsterdam

Futboll

Milot Rashica me Besiktasin pësojnë humbje të rëndë në Amsterdam

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2024 Në ora: 22:48
Lojtarët e Ajax-it festojnë

Gjiganti i futbollit evropian, Ajax, ka demoluar me rezultat 4:0 skuadrën turke, Besiktas-in. 

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është paraqitu titullar për Besiktasin por sonte patën një mbrëmje të keqe në Amsterdam të Holandës. 

Vendasit treguan angazhim e lojë të mirë, si pasqyrë e kësaj edhe fitorja është e thellë në hapje të edicionit të ri të Europa League.

Golat i realizuan futbollistët Fitz-Jim (31'), Godts M (51' e 73'), Taylor (55').

Rashica është zëvendësuar në minutën e 84-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat