Dramë në Frankfurt, Plzen shpërthen me gola në minutat e fundit

Futboll

Dramë në Frankfurt, Plzen shpërthen me gola në minutat e fundit

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2024 Në ora: 22:53
Eintracht Frankfurt

Eintracht Frankfurt ndali vetëm një pikë si vendas në hapje të edicionit të ri të Europa League. 

Skuadra gjermane ka befasuar për të keq në fund, duke luajtur baras (3:3) me Plzenin nga Çekia.

Pjesa e parë mbyllet baras (1:1). 

Ekitike shënoi në minutën e 38-të por skuadra çeke kundërpërgjigjet menjëherë dhe barazoi në minutën e 41-të me golin e Sulc. Vendasit shpërthejnë në pjesën e dytë me dy gola. 

Dina Ebimbe (62') e Kristensen (67') shënojnë për 3:1.

Skuadra çeke ka treguar klasin e saj në minutat e fundit duke barazuar rezultatin. 

Autorë të golave janë Adu (86') e Jemelka (90+3').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat