Rangers-i tallet me Malmon pas fitores: Po na mungoni që tani

Futboll

Rangers-i tallet me Malmon pas fitores: Po na mungoni që tani

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 23:52
Nedim Bajrami

Rangers-i e ka nisur me fitore rrugëtimin në Europa League.

Klubi skocez ka mposhtur me shifrat 0-2 Malmon, teksa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Nedim Bajrami.

Ky i fundit shënoi golin e tij të parë me fanellën e Rangers-it pas vetëm 55 sekondash lojë.

Klubi nga Skocia ka përshëndetur rivalët në “Twitter” me foton e mesfushorit shqiptar duke festuar me shqiponjë.

Nuk ka munguar as ironia, teksa kanë shkruar: “Faleminderit për pritjen e ngrohtë Malmo! Po na mungoni që tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat