Dyshimi Morata

Futboll

Dyshimi Morata

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 11:08
Alvaro Morata

Alvaro Morata është vetëm i fundit që mund t’i bashkohet të dëmtuarve te Milani.

Sulmuesi ka një problem të natyrës muskulore dhe siç tha trajneri Fonseka në konferencë për shtyp, përdorimi i tij ndaj Leçes do të jetë një vendim që do të merret sot.

Ndërkohë është e konfirmuar mungesa e Davide Kalabria i cili nuk e ka marrë veten akoma nga shqetësimi që e privoi nga derbi.

Si pasojë e këtyre mungesave, Loftus-Çik do të rikthehet të luajë përpara mbrojtës krah Fofanasë, me Reijndersin që do të vendoset pas shpinës së Abrahamit nëse Morata s’ia del.

Në prapavijë përsëri Gabia e Tomori të shoqëruar nga Rojal e Teo Hernandez. Korsitë do t’i besohen, ashtu si në derbi, Pulisiçit dhe Leaos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat