Debutim perfekt në Europa League

Futboll

Debutim perfekt në Europa League

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 11:13
Rangers

Nedim Bajrami debutoi në mënyrë perfekte me Rangers në Europa League.

Mesfushori nga Tetova ia doli që të shënonte golin e parë në fitoren 0-2 në transfertë ndaj Malmos.

Kjo performancë nuk kishte si të kalonte pa u vënë re. Bajrami është bërë pjesë e formacionin të javës së Europa League, me notën solide 8.9, krah lojtarëve si Vicario i Tottenham, Dia i Lazios dhe Ekitike i Frankurt.

Formacioni i javës, Europa League

Kujtojmë që 25-vjeçari u transferua te Rangers gjatë gushtit të këtij viti. Skocezët shpenzuan rreth 4 milionë euro për të marrë mesfushorin e Kombëtares shqiptare nga Sassuolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat