Partizani ndaj Egnatias për "hakmarrje"

Futboll

Partizani ndaj Egnatias për "hakmarrje"

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 11:34
Pamje nga një ndeshje

Partizani dhe Egnatia do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.

Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, do të startojë në orën 16:00.

Një ndeshje që pritet me interes të lartë, pasi të dyja këto ekipe kanë objektiva madhorë dhe janë pretendentet kryesore për titullin kampion. Megjithatë, “Demat” vijnë në këtë sfidë të “lënduar” rëndë.

Ajo finale e madhe e sezonit të shkuar shkaktoi jo pak dhimbje te Partizani dhe tifozët. Por, ditën e sotme të kuqtë do të kërkojnë 3 pikët jo vetëm për të parakaluar rrogozhinasit në renditje, por dhe prestigj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat