Interes i jashtëzakonshëm për Shqipëri - Çeki, mësoni sa bileta janë shitur në 2 ditë

Futboll

Interes i jashtëzakonshëm për Shqipëri - Çeki, mësoni sa bileta janë shitur në 2 ditë

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 15:14
Shqipëria

Pas sfidave të tetorit në transfertë kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë,

Kombëtarja kuqezi do të rikthehet në “Air Albania” në muajin nëntor. Shqipëria do të luajë përballë Çekisë dhe Ukrainës.

Pikërisht për sfidën ndaj Republikës Çeke, interesi ka qenë i jashtëzakonshëm. Për ndeshjen që do të luhet më 16 nëntor, mësohet të jenë shitur mbi 12 mijë bileta, në një hark kohor shumë të shkurtër, vetëm prej 2 ditësh.

Duket se humbja ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania” nuk ka ndikuar në interesin e tifozëve.

Shumë shpejt pritet që biletat për sfidën ndaj Çekisë të jenë "sold out" dhe stadiumi të jetë i mbushur plot dhe një “ferr” për kundërshtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat