Pankarta që penalizoi tifozët e Barçës

Futboll

Pankarta që penalizoi tifozët e Barçës

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 17:11
Pamje

Gjobë 10 mijë euro si dhe një ndeshje pa tifozë në transfertë!

“Flick Heil”: pankarta pro-naziste e tifozëve i kushton shtrenjtë Barcelonës, në Monte Carlo në Champions League, për trajnerin gjerman që drejton katalanasit.

Komiteti i kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s sanksionoi klubin katalanas për sjellje raciste nga tifozët e tij pas ndeshjes së Champions më 19 shtator (humbur 2-1). Përveç pagesës së një gjobe prej 10,000 euro, nuk do të ketë bileta për tifozët e saj për ndeshjen e radhës jashtë fushe.

Tifozët katalanas, në ndeshjen e parë të Champions shfaqën një pankartë të zezë në tribuna me fjalët "Flick Heil", një referencë e qartë për përshëndetjen naziste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat