Të gjithë e duan një biletë në Air Albania!

Futboll

Të gjithë e duan një biletë në Air Albania!

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 17:15
Pamje e stadiumit

Shqipëria e Silvinjos mund të ketë disa ulje-ngritje në performanca, por ajo që nuk ka ndryshuar kurrë është Sold Out që në momentin kur ky trajner ka shkelur në Air Albania.

Nëntori nuk mund të jetë ndryshe, por ajo që bën më shumë çudi është fakti se shqiptarët nuk po i lënë më blerjet e biletave për në moment të fundit, kur bëhet fjalë për Kombëtaren, të gjithë po nxitojnë për të kapur biletën e parë.

Në tetor Shqipëria luan dy ndeshje në transfertë, por FSHF ka nxjerrë njoftimin e shitjeve të biletave për ndeshjet e nëntorit kundër Çekisë dhe Ukrainés në Air Albania.

Deri tani janë shitur jo pak, por 12.000 bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Kjo tregon se pavarësisht zhgënjimeve të vogla si në ndeshjen e fundit ndaj Gjeorgjisë, zjarri i tifozéve për Kombëtaren është i ndezur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat