Bylis “kërcënon” Elbasanin me “Adush Muçën”

Futboll

Bylis “kërcënon” Elbasanin me “Adush Muçën”

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 17:18
Bylis - Elbasani

Bylis do të luajë këtë të diel në shtëpi përballë Elbasanit, sfidën e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça”, duke nisur nga ora 16:00.

Sfida ndaj rivalëve të sezonit të kaluar në Kategorinë e Parë pritet të jetë mjaft e vështirë. Megjithatë, në këtë sezon të Superiores, Bylis fitoren e vetme e ka marrë në shtëpi.

Ballshiotët mposhtën Dinamon me rezultatin 1-0, teksa në shtëpi kanë marrë dhe një barazim kundër Tiranës.

Është pikërisht stadiumi “Adush Muça”, oguri i mirë me të cilën ata kërcënojnë Elbasanin.

Përsa i përket ndeshjeve në transfertë, Bylis është mposhtur 3 herë dhe ka barazuar një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat