4 klube pas talentit Florian Wirtz

Futboll

4 klube pas talentit Florian Wirtz

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 17:45
Florian Wirtz

Arsenali është një nga klubet që po tenton të bëjë një blerje të madhe në ofensivë: Florian Wirtz.

Mesfushori gjerman, i cili luan edhe si sulmues qendre, kërkohet nga disa klube big në Europë.

21-vjeçari pritet të largohet nga Bayer Leverkusen në korrik 2025, raporton gazetari i njohur gjerman, Christian Falk.

“Topçinjtë” janë në betejë me Liverpool dhe Manchester City, pa harruar Bayern, zakonisht destinacioni i parë i talenteve gjermanë.

“Aspirinat” pritet të bëjnë rezistencë për Wirtz. Klubi gjerman kërkon 130-150 mln euro, shifër tepër e lartë, pavarësisht se Wirtz është nga lojtarët më të talentuar në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat