Zidane: Pse jo? Nuk shoh arsye pse të mos e fitojë

Futboll

Zidane: Pse jo? Nuk shoh arsye pse të mos e fitojë

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 17:46
Zinedine Zidane

Fituesi i Topit të Artë do të zbulohet pas katër javësh.

Kandidatët kryesorë janë Jude Bellingham, Vinicius dhe Rodri (aktualisht i dëmtuar për 7-8 muaj).

Legjenda Zinedine Zidane është pyetur nëse anglezi Jude Bellingham ka mundësi për të qenë një surprizë e këndshme e ceremonisë së këtij trofeu individual.

“Pse jo? Nuk shoh arsye pse të mos e fitojë”, ka thënë francezi. “Në fushë ai gjithmonë luan shkëlqyeshëm dhe ende ka shumë për të bërë”, ka shtuar Zidane.

Bellingham është një 30 kandidatët për Topin e Artë për këtë vit.

Ai pritet të jetë në podium, kurse trofeun me shumë mundësi do ta fitojë Vinicius. Gazeta “Marca” raporton se sulmuesi është njoftuar për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat