Xabi Alonso: Nuk ka më presion për ne

Futboll

Xabi Alonso: Nuk ka më presion për ne

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 17:47
Xabi Alonso

Të shtunën në orën 18:30 të gjithë do të jenë para TV për të parë ndeshjen e parë të madhe të sezonit të Bundesligës mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, përkatësisht i pari dhe i dyti në renditje.

Ndeshja, s'ka nevojë të thuhet, premton të jetë e nxehtë duke pasur parasysh dopietën e fituar nga “Aspirinat” sezonin e kaluar dhe vitin zhgënjyes të bavarezëve.

Xabi Alonso, trajneri i Leverkusenit, prezantoi ndeshjen në konferencën për shtyp: "Është një ndeshje e rëndësishme, ndoshta më e vështira e sezonit të Bundesligës. Pritja është e madhe. Ne duam të luajmë mirë, të jemi konkurrues.

Ne e dimë se për të marrë diçka nga Allianz Arena kemi nevojë për një paraqitje pothuajse perfektë”.

 “Nëse ka ndryshuar presioni ndaj nesh? Jo, është ndeshja e pestë, ka edhe 30 të tjera.

Ne jemi të fokusuar vetëm në Allianz Arena të Bayernit dhe nuk ka më presion për ne këtë sezon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat