Top-10 lojtarët më të vlefshëm në Serie-A

Futboll

Top-10 lojtarët më të vlefshëm në Serie-A

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 17:49
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez është lojtari më i vlefshëm i Serie A, sipas Transfermarkt, i ndjekur nga Rafael Leao dhe Khvicha Kvaratskhelia.

Transfermarkt ka përditësuar vlerat e transferimeve të futbollistëve të Serisë A pas transferimeve më të fundit, duke përfshirë Victor Osimhen që iu bashkua Galatasarayt në formë huazimi nga Napoli .

I vlerësuar në 100 milionë euro nga Transfermarkt, reprezentuesi nigerian do të ishte ylli i dytë më i vlefshëm i Serie A nëse do të kishte qëndruar në “Stadio Maradona”.

Nga ana tjetër, transferimi i tij në Turqi e shtyu ish-shokun e tij të skuadrës Kvaratskhelia në treshen e parë, poshtë yllit të Milanit, Leao (90 milionë euro) dhe kapitenit të Interit, Lautaro Martinez (110 milionë euro).

Nicolò Barella është lojtari italian më i vlefshëm në Serie A, me vlerë 80 milionë euro, vetëm 10 milionë euro më shumë se bashkëkombasi i tij dhe bashkëlojtari i Interit, Alessandro Bastoni.

Është edhe një lojtar i Interit në top 10, partneri sulmues i Lautaro, Marcus Thuram, i vlerësuar në 65 milionë euro.

Vlera e transferimit të Douglas Luiz të Juventusit është 70 milionë euro, por braziliani ka nisur vetëm një ndeshje nga gjashtë në të gjitha garat dhe do të shkojë sërish në stol në një ndeshje të Serisë A kundër Genoas të shtunën.

Top 10 lojtarët më të vlefshëm të Serisë A në 2024-2025 (përmes Transfermarkt)

Lautaro Martinez, Inter – 110 milionë euro

Rafael Leao, Milan – 90 milionë euro

Khvicha Kvaratskhelia, Napoli – 80 milionë euro

Nicolò Barella, Inter – 80 milionë euro

Alessandro Bastoni, Inter – 70 milionë euro

Douglas Luiz, Juventus – 70 milionë euro

Marcus Thuram, Inter – 65 milionë euro

Dusan Vlahovic, Juventus – 65 milionë euro

Theo Hernandez, Milan – 60 milionë euro

Gleison Bremer, Juventus – 60 milionë euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat