Tetova: Është faza e parë, kemi kohë

Futboll

Tetova: Është faza e parë, kemi kohë

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 18:40
Edlir Tetova

Egnatia thyhet në shtëpi duke u mposhtur nga Partizani me rezultatin 0-2. Kampionët në fuqi vijojnë formën jot ë mirë duke pësuar sërish një rezultat negativ ndaj rivalëve direkt. Në përfundim të ndeshjes trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij.

“Vështirësinë e dimë. Kishim 3 mungesa në mbrojtja, janë shumë. Kthyem Aleksin poshtë, por humbëm mesfushën. Lojtarët e patën mundësitë të tregojnë veten, por është vetëm faza e parë dhe kemi ndeshje përpara.

Pati një reagim të skuadrës, por pa u pasqyruar mirë në portën e Partizanit. Në pjesën e dytë zbritën në bllok të ulët fare dhe krijoi vështirësi. Pjesa e parë, Partizani na mori mesfushën dhe pati superioritet. Do të bëjmë analizën për të parë gabimet tona.

Zejnullain e kemi provuar djathtas në mungesë të Fangaj. Provuam në të dytën të shkojmë në manovrën tonë, por ka edhe ditë të këqija. Partizani ishte në një bllok shumë të mirë poshtë.

Që nga faza e 4 vjet kam luajtur 3-5-2 pasi i përdora të gjitha skemat. Edhe në Final Four e më pas në Europë. Sot ishim të detyruar.

E pranoj që Partizani fitoi mesfushën. Nuk ishte një ndeshje me ritëm dhe kjo nuk më pëlqeu si trajner.

Egnatia më e brishtë? Mendoj vetëm për lojën, goli do të vijë. Nuk është një Egnatia e brishtë, por një që ka nevojë të mblidhet”, tha Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat